Levandovski ka rënë dakord ti bashkohet Superligës në Arabinë Saudite?

Raportet nga Arabia Saudite pretendojnë se Robert Levandovski ka rënë dakord të bashkohet me ligën elitare saudite sapo kontrata e tij me Barcelonën të përfundojë në vitin 2026. Sipas mediumit Al-Riyadiyah, sulmuesi polak e ka informuar agjencinë e tij për dëshirën e tij për të luajtur në Lindjen e Mesme.

“Nuk ka bisedime për momentin midis lojtarit dhe ligës saudite, por kjo do të ndodhë. Liga saudite do ta shohë atë të bashkohet me një nga klubet e tyre nga viti 2026”, ka thënë një zëdhënës i “Gol International”, agjencia që menaxhon Levandovskin.

Kjo nuk është hera e parë që Levandovski është lidhur me një transferim në Arabinë Saudite, por deri më tani, ai dhe ekipi i tij kanë mohuar çdo interes.

Ata kanë këmbëngulur se përparësia e tij është të përfundojë kontratën e tij aktuale me Barcelonën, e cila skadon në verën e 2026 dhe bëhet e qartë se nuk ka plane për një rinovim përtej kësaj kontrate.

Ndryshe, fundi i sezonit të Levandoëskit u ndërpre nga një dëmtim dhe më vonë ai u tërhoq nga ndeshjet e Polonisë, duke përmendur lodhje mendore dhe fizike. Vendimi i tij çoi në tensione në Poloni dhe atij iu hoq shiriti i kapitenit.

LEXO EDHE:

Back to top button