A ka koment Mijallkov për vendimin e DATH?

A ka koment Mijallkov për vendimin e DATH?

Ish drejtori i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov nuk ka komente shtesë rreth vendimit të fundit të Departamentit amerikan të Thesarit, i cili ditë më parë e vendosi atë në listën e zezë me ish kryeministrin dhe kushëririn e tij, azilantin Nikolla Gruevski.

Në dalje të gjykatës, pranë të cilës ai paraqitet në kuadër të masës së sigurisë, Mijallkov u pyet nga ALSAT edhe nëse posedon apo jo pasuri në SHBA që rrezikojnë konfiskimin e mundshëm pas vendimit të fundit të Departamentit.

ALSAT e pyeti nëse pasuri të tilla kishte edhe kushëriri i tij Gruevski, por Mijallkov gjatë gjithë kohës vendosi të mbrohej në heshtje. Në një reagim të mëhershëm lidhur me këtë vendim, ditë më parë, përmes rrjetit social Facebook, Mijallkov tha se vendimi i Departamentit amerikan të Thesarit ishte i padrejtë dhe bazohej në informacione të rreme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button