Levandovski kërkon transferimin në “Kamp Nou”….deri në fund të javës

Sipas të përditshmes “AS”, sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski, i ka kërkuar menaxherit të tij, Pini Zahavi, që në ditët në vijim të përfundojë transferimin te Barcelona.

Sulmuesi polak, ka një kontratë me Bajernin deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe vazhdimisht ka deklaruar se epoka e tij në klubin e Munihut ka përfunduar.

Ai duhet të paraqitet në përgatitjet e klubit gjerman për sezonin e ri më 12 korrik, por për shkak se nuk dëshiron të krijojë komplikime të reja, ka kërkuar nga agjenti që transferimi te Barcelona të përfundojë këtë javë.

Zahavi tashmë ka kontaktuar me presidentin e Barcelonës, Zhoan Laporta për ta bindur që të përshpejtojë transferimin. Bajerni kërkon 60 milionë euro, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të ndajë më shumë se 40 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button