Levandovski krah me krah me Gerd Milerin

Robert Levandovski pas dy golave të shënuara ndaj Maincit në fitoren 5-2, u gjend krah me krah me legjendën Gerd Miler. Pas Milerit, Levandovski është futbollisti me më shumë gola në 14 javët e para të Bundesligës dhe në historikun e Bajern Munihut.

iler është rekordmen me 20 gola pas 14 xhiro, ndërsa Levandovski ka arritur që të shënojë 19 gola në 14 javët e Bundesligës.

Skuadra bavareze është lider në Bundesligë me 33 pikë, para Lapcigut me 31 dhe Bajer Leverkuzenit me 28 pikë. Skuadra e Flikut ka humbur vetëm një ndeshje zyrtare në sezonin 2020/21, nga Hofenhajmi, me rezultat 1-4.

LEXO EDHE:

Back to top button