Lëvizja BESA: Nuk ka datë për në BE, kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lëvizja BESA akuzoi sot pushtetin për fshehje të dështimeve në më shumë fusha. Sipas BESËS, çdo dështim, çdo korrupsion, çdo aksident dhe çdo veprim tjetër devijant në shoqërinë tonë, pushteti është munduar ta mbulojë me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE.

“Lëvizja BESA përmes politikave të saja konzistente heshti në këtë periudhe jo sepse nuk kemi patur çka të flasim por duke qenë të bindur se datë për negociata nuk do ketë, lejuam që të hecin filmin që nisën eksponentët qeveritarë me disa politikanë tjerë se gjoja Maqedonia e Veriut do merr datë për fillim të negociatave me BE. Mos marrja e datës nga ana e BE-së, dëshmon edhe njëherë se kjo qeveri është delegjitimuar dhe se veprimi politik i Lëvizjes BESA për të mos bashkëjetuar në një pushtet me parti dhe eksponentë që euro-integrimet i kanë vetëm mbulesë për krimin dhe korrupsionin, për kapjen e shtetit dhe tendencat për të kthyer një regjim hibrid, janë dëshmi të mjaftueshme që një ditë e më parë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjitimiteti ti kthehet popullit dhe prej aty të burojë legjitimitet i ri politik i një shumice të zgjedhur nga populli për të kthyer kursin euro-integrues të vendit jo vetëm në formë deklarative por në vepër dhe me hapa konkrete”, deklaroi Faruk Avdiu, zëdhënës i Lëvizjes BESA .

Sipas Avdiut, Lëvizja BESA është e bindur se përveç vetos nga Bullgaria, edhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e shtetit, forma e presioneve ndaj deputetëve dhe gjithë atyre që nuk mendojnë njejt me qeverinë janë arsye shtesë që BE të humb besimin se kjo qeveri mund të jetë partnere e denjë për negociata.

“Për fat të keq, ashtu si në kohën e regjimit Gruevski-BDI qytetarët ndaheshin në patriot dhe tradhtarë, sot kjo qeveri mundohet të ndajë në pro-eu dhe anti-eu, gjë që si në atë regjim ashtu edhe në këtë regjim shërben vetëm për të mbuluar krimin, korrupsionin, dështimin dhe pa aftësinë e pushtetit. Lëvizja BESA riafirmon qëndrimet e veta politike se në Maqedoninë e Veriut urgjentisht duhet të ketë zgjedhjet e parakohshme, në afat sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për të kthyer shtetin në binarët e duhur”, deklaroi Avdiu.

LEXO EDHE:

Back to top button