Pendarovski: Mos-marrja e datës, nuk mund të destabilizoj Maqedoninë e Veriut

Gazetar: Adrian Kerimi

Presidenti Stevo Pendarovski mirëpret qasjen e re të kryeministri të ri bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut, qasje kjo e cila sipas tij është e rëndësisë së veçantë për tejkalimin e kontestit mes dyja vendeve.

Pendarovski hodhi poshtë zërat se mos marrja e datës mund të ndikon në destabilzimin e vendit, duke shtuar se paralajmërime të tilla kishte edhe në vitin 2008, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Ju garantoj se as sot nuk kam të dhëna dhe informacione dhe as të nesërmen nuk do të kemi për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut. Kishim një situatë të tillë në vitin 2008 kur nuk u pranuam në NATO. 10 vite më vonë kur e zgjidhëm kontestin, pra për një dekadë nuk kishte elemente që cenonin sigurinë e shtetit.E pranoj për të mirëqenë deklaratën e kryeministrit bullgar i cili tha se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm përmes të cilit ne do të komunikojmë si dy shtete fqinjë, por të flasim për infrastrukturë, union energjetik, ekonomi dhe shkëmbim tregtar. . Kjo është një qasje modern që unë e mbështesë, por jo edhe afatin kohor prej gjashtë muajve, pasi besoj se problem mes nesh mund të zgjidhet në një afat sa më të shkurtër kohor”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendi i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut është në NATO dhe BE, ndërsa kjo e fundit duhet sa më shpejtë të heq dorë nga padrejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të miratoj liberalizimin e vizave. Osmani pret që dyja vendet të shkëmbejnë praktika në rrugëtimin e përbashkët drejtë BE-së.

“Procesi i integrimit Evropian mbetet prioritet mbi prioritetet dhe paraqet një proces në të cilin ndihmojmë dhe vazhdojmë ta ndihmojmë njëri tjetrin. Duhet ta përmend se përkundër faktit se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, BE ende nuk e ka mbajtur premtimin. Dua ta falënderoj presidentin Pendarovski që ishte zë i qartë pro procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën si shtet fqinjë dhe në të njëjtën kohë edhe për përkrahjen që tregojmë ndaj njëri tjetrit në procesin e integrimit Evropian në përgjithësi”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Dy presidentet konstatuan se “Ballkani i Hapur” pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimorë nuk është funksional, prandaj edhe përfshirja e Kosovës në atë proces garanton suksesin e funksionimit të tij. Pendarovski në kuadër të vizitës në Kosovë realizoi takim edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizita e Pendarovskit njëherësh është vizita e parë e një presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button