Lëvizja Vetëvendosje fiton zgjedhjet në Kosovë, Isa Mustafa jep dorëheqje

Të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.88 për qind të votave, duke dalë si partia e parë në këto zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime. Në pritje për numërim mbesin votat me kusht, ato nga jashtë Kosovës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Procesin e së dielës Kurti e quajti “një referendum” kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit, duke u zotua se Qeveria e tij nuk do t’i hakmerret askujt por do të kërkojë përgjegjësi. I pyetur për mundësinë e koalicioneve, sipas tij, rezultati zgjedhor sugjeron se ata mund ta krijojnë dhe vetë qeverinë.

Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa dhe do të bëjmë një gabim, por qëllimin e kemi të mirë e fisnik dhe unë do të jem çdo herë i hapur me ju dhe përherë do të argumentojmë dhe arsyetojmë çdo vendim. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi ndaj secilit e kujtdo. Pra, drejtësi, pa hakmarrje. Kjo fitore nuk është për mua dhe as për LVV-në. Kjo është fitorja juaj, prandaj edhe ndryshimi na takon secilit prej nesh. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon, që ta bëjmë vendin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë – deklaroi Abin Kurti, LVV.

Programi qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje, siç ka deklaruar Kurti, do ta ketë në fokus të menjëhershëm përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e dytë në bazë të votave është PDK ndërsa e treta LDK të cilat kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë. Kreu i kësaj të fundit Isa Mustafa, dha dorëheqje si pasojë e rezultatit zgjedhor.

Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur. Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar p[programin qeverisës. Por vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë ttë kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore. Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë – tha Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti sa i përket koalicioneve të mundshme qeverisëse. Ndërkohë pritet edhe numërimi i votave të diasporës dhe votave me postë.

Vjollca Aliti

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button