LFK Kërçovë rikandidon Sejdinin për president të FFM-së

Tashmë edhe zyrtarisht Muamed Sejdini është kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisës. Presidenti aktaul dhe sipas rezultatave më i suksesshmi në historinë e futbollit vendor, bëhet kandidati i parë qe deri tani kandidohet nga një Lidhje Komunale, për pozitën e të parit të FFM-së për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Viti 2021 është zgjedhor për shtëpinë e futbollit vendor dhe duke parë mbështetjen që deri tani vjen nga Kuvendet e Lidhjeve Komunale, Sejdini shihet favorit për të vijuar punën e tij në krye të FFM-së. Maqedonia pikërisht në periudhën e udhëheqjes së Muamed Sejdinit po shënon sukseset më të mëdha në histori, duke siguruar kualifikim për herë të parë në Kampionatin Europian, ndërsa paralel në gjithë vendin vijojnë të realizohen një sërë projektesh infrastrukturore për pëmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button