Lidhja e Odave Ekonomike kërkon nga Qeveria vazhdimin e pagës minimale edhe për 4 muaj

Pakoja e re e masave kundër krizës të miratohet në fund të këtij muaji në mënyrë që sektori i biznesit të ketë siguri dhe parashikueshmëri, kërkojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike. Masa e mbështetjes financiare për pagimin e pagave, sipas tyre, duhet të jetë përparësi në pakon e re dhe të paguhet nga janari deri në prill. Krahas kësaj, është e nevojshme të sigurohet ndihmë financiare e pakthyeshme për ata që janë më të prekur.

Mbështetja financiare për pagesën e pagave të vazhdojë nga janari si një nga mekanizmat më të rëndësishëm për të mbajtur dhe ruajtur vendet e punës, veçanërisht në ato kompani që ende kanë masa kufizuese në veprim. Për më tepër, duhet të ketë mbështetje financiare që do të jetë e pakthyeshme dhe duhet të ketë kredi që do të ishin preferenciale ose pa interes- deklaroi Danela Arsovska – Kryetare e LOE-së.

 Qëndrimi i Odës Ekonomike është se duhet fokus t’u jepet sektorëve që janë inovativ kurse për sektorët më të prekur, të kenë pako të veçantë të masave ekonomike.

Oda Ekonomike

“Duhet të krijohet pako e veçantë e masave për kompanitë në sektorin e gastronomisë dhe turizmit. Shoqata e gastronomisë dhe turizmit kërkon  ndihmë të njëhershme të pakthyeshme për kompanitë që nuk kanë qenë në gjendje t’i zbatojnë masat e mëparshme të pagimit të pagave. Presim këto përpjekje të mbështeten pasi ndihma do të kursejë më shumë vende pune të jetë e mundur në periudhën e vështirë para nesh”.

Pakoja e pestë e masave ekonomike, sipas njoftimeve të qeverisë, do të miratohet pasi të dëgjohen propozimet e Odave dhe sindikatave.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button