Lids Junajted, me ofertë konkrete për sulmuesin kosovar

Mërgim Berisha i ka ditët e numëruara si futbollist i Fenerbahçes, pasi largimi i tij nga Stambolli duket mëse i sigurt. Garës për t’i fituar shërbimet e sulmuesit shtatlartë i është bashkuar edhe skuadra elitare angleze, Lids Juanjted.

Gazetari turk, Osman Cengiz ka raportuar se drejtuesit e skuadrës angleze tanimë e kanë kontaktuar Berishën dhe i kanë ofruar një kontratë katër vjeçare.

Për tu bindur Fenerbahçe të heq dorë nga ylli kosovar duhet paguhet shuma prej pesë milionë eurove. Gjithsesi Berisha ende nuk ka kthyer përgjigje dhe po mendohet, pasi para vetës ka edhe oferta nga Bundesliga gjermane. Shalke 04, Shtutgart dhe Mainz, janë tri skuadrat gjermane që duan transferimin e sulmuesit shtatlartë. 24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button