Liga e Kampionëve sjell klasiken evropiane në “Allianz Arena” në Munih

Sonte është në orar për t’u zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Bajern Munihut dhe Real Madridit. Pas dy javëve pushim nga çerekfinalet, radha ka ardhur për ndeshjet gjysmëfinale dhe sot zhvillohet një derbi apo klasike evropiane.

Bavarezët janë nikoqir të “Los Blankos” në ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium” në orën 21:00. Dy ekipet janë të motivuara për të marr rezultat pozitiv pasi vijnë nga fitoret e mëdha në çerekfinale nga Arsenalit, respektivisht Mançester Sitit .

Ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu” pritet të zhvillohet më 8 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button