Liga e Kombeve, Shqipëria kërkon fitore


Kombëtarja e Shqipërisë është gati për ndeshjen e dytë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë startuar për mrekulli këtë edicion pas një fitore të madhe në udhëtim te Bjellorusia 0-2. Të besuarit e Edoardo Rejës synojnë të marrin fitoren e dytë për të bërë një hap të madh drejt kalimit të grupit. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Lituanisë zhvillohet në kryeqytetin shqiptar në stadiumin Air Albania me fillim nga ora 20:45. Përderisa kuqezinjtë triumfuan në ndeshjen e parë, Lituania kishte pësuar humbje me po këtë rezultat në shtëpi nga Kazakistani. Edy Reja pritet të ndryshojë ndonjë element të formacionit kuqezi, për shkak të zhvillimit të dy ndeshjeve në tri ditë, që ndikon në gjendjen fizike të lojtarëve, të cilët kanë kaluar një periudhë të pazakontë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button