Liga e Parë nis sezonin me dy ndeshje të anuluara!

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, do të nis sezonin e ri me dy ndeshje të shtyera. Skuadrat e FC Shkupit dhe Shkëndijës, për shkak të detyrimeve në garat evropiane, sfidat e javës së parë, do t’i zhvillojnë më vonë.

FC Shkupi dhe Shkëndija, gjatë ditës së enjte do të zhvillojnë ndeshjet e para të turit të tretë në Ligën Evropa, respektivisht Ligën e Konferencës.

Skuadra tetovare, përballjen ndaj Skopjes, do të zhvillojë më 17 gusht, ndërsa FC Shkupi sfidën në transfertë ndaj Tikveshit, do të zhvillojë më 7 shtator.

Ndërkohë me ndeshjen në mes Struga Trim Lum dhe Pobedës, të shtunën nis edicioni i ri i Ligës së Parë, ndërsa të dielën do të takohen: Sileksi-Rabotniçki dhe Akademia Pandev – Bregallnica. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 17.00.

LEXO EDHE:

Back to top button