Liga Kupa, finalja e parë për Murinjon me Totenhamin

Skuadra e Totenhamit do të luajë në finale të Liga Kupës së Anglisë, pasi që në gjysmëfinale mundi skuadrën e Brentfordit me 2-0.  Rezultatin e ndeshjes e zhbllokoi Sissoko 12’ , ndërsa Son Heung-Min vendosi shifrat përfundimtare të takimit.

Ndoshta ndeshja do të kishte marë kahje të ndryshme , nëse pranohej goli i shënuar nga Tonej i Brentfordit, mirëpo ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Tani skuadra e Hoze Murinjos, do të pret fituesin e derbit të Mançesterit, ku do të jenë përballë Siti dhe Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button