Nicki Minaj paditet nga reperi i njohur se i ka vjedhur këngën

Upss! Telashe në horizont për Nicki Minaj! Reperja është paditur nga një reper i ‘Queens’ për shkak të këngës së saj “Rich Sex”. Jawara Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej saj më shumë se 200 milionë dollarë. Kjo pasi ai pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për në albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”.

Sakaq, ai ka paditur edhe ‘Universal Music Group’, ‘Young Money’ dhe ‘Cash Money’ dhe kërkon prej tyre 200 milionë dollarë dëmshpërblim. Në dokumentet e siguruara nga mediat e huaja, Brinx pretendon se Nicki i tha atij se do të ishte jashtëzakonisht e famshme si këngë dhe do të bëhej një hit global.

Headley pretendoi se ai duhet të merrej si i vetmi autor, krijues, kompozitor, tekstshkrues dhe producent i këngës. Ai gjithashtu pretendon se kënga e Nickit ka muzikë të ngjashme, nota muzikore, aranzhim muzikor dhe ritëm muzikor me krijimin e tij.

Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve raportoi se Headley tashmë është kredituar si një tekstshkrues i “Rich Sex”.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do merret por Nicki ende nuk ka reaguar. Ajo më 30 shtator solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushit. Madje fansat e saj nuk dinë ende as emrin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button