Partizani firmos me ish sulmuesin e Shkëndijës

Stenio Zhunior duket se është afrimi I parë i Partizanit. Ky është lajmi i fundit nga kampi i kuq, sikurse raporton Supersport.al. Braziliani, i cili luan si sulmues anësor, ishte lidhur edhe me një kalim te Kukësi. Gjithsesi duket se oferta e “demave të kuq” ka qenë më bindëse dhe Zhunior do të jetë përforcimi i parë i Partizanit.

Trajneri Daja do e presë krahëhapur brazilianin, i cili ka shkëlqyer më pare te Shkëndija. Sezonin e fundit Zhunior ishte pjesë e Riga në Letoni, duke u aktivizuar në 11 ndeshje.

29-vjeçari ka shënuar dy gola, ndërkohë që nuk duhet harruar që ishte lojtar i lirë që në muajin gusht. Braziliani ka luajtur edhe te Shkendia, Liteksi dhe Pelisteri, duke fituar edhe 2 tituj me ekipin kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button