Ende nuk e dimë emrin e të voglës së Gigit, kemi parë vetëm disa fotografi të saj

Gigi Hadid na ka ëmbëlsuar të gjithëve Instagramin me foton e fundit të postuar pasditen e sotme. Ndonëse nuk na ka treguar as emrin e as portretin e vajzës së saj, super modelja nuk i kursen foto e bukura të së voglës duke ia fshehur portretin.

Ai ka postuar pak minuta më parë një foto ku shihet se vogëlushja ka kapur gishtin e saj, teksa ka shkruar “Vajza ime”.

Zayn, Gigi dhe vajza e tyre kaluan së bashku Krishtlindjet me familjen Hadid, duke qenë më të lumtur se kurrë. Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.

Deri tani nuk dihet ende emri i të voglës, ndonëse teori të ndryshme dalin çdo ditë. Asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar deri tani.

Disa javë më parë u raportua se Taylor Swift mund të ketë zbuluar emrin e të voglës, e cila sipas teorisë quhet ‘Dorothea’. Mirëpo kjo teori është hedhur poshtë! TMZ ka mësuar se vajza e Gigi-t dhe Zayn nuk quhet Dorothea. Ndërkohë emri i saj nuk është mësuar ende dhe mesa duket çifti do të vazhojë ta mbajë edhe pak kohë të fshehtë.

Zayn nuk ka ndarë asnjë foto tjetër me të voglën përveç fotos së parë pas ardhjes së saj në jetë, kur publikoi një foto të dorës së tij dhe vajzës. Ndërkohë, s’mund të themi të njëjtën gjë për Gigi, e cila na ëmbëlson hera-herës duke publikuar foto me shoqen e saj më të re dhe më të mirë.

Deri tani ende nuk na ka treguar portretin e saj (dhe nuk dihet nëse do e zbulojë ndonjëherë), por s’mund ta mohojmë se këto foto janë një dashuri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

LEXO EDHE:

Back to top button