Moti kryesisht i vranët me reshje shiu, në viset malore borë

Moti do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët lindore të vendit me periudha të shkurtra me diell, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut,  të herëpashershme. Do të ketë reshje të borës nëpër male. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës, reshjet do të përhapen, ndërsa intensitet më i lartë i reshjeve pritet të regjistrohet në zonat perëndimore. Do të fryjë një erë e moderuar, herë pas here me intensitet më të fuqishëm në pjesën jugore, informon Instituti Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Do të ketë reshje shiu në fund të ditës dhe gjatë  natës. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 8 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button