Ligji për lobim, 12 vite nuk gjen zbatim

Që kur është miratuar, 12 vite më parë ligj për Lobim ka mbetur në letër. Asnjëherë nuk është zbatuar. Që nga viti 2008 është regjistruar vetëm një lobues për të punuar me ligjvënësit, këshilltarët komunal për krijimin e politikave të cilat do të pengojnë korrupsionin. Për shkak të mosefikasitetit të ligjit ekzistues janë propozuar ndryshime ligjore. Propozim Ligj i ri për Lobim është në procedurë parlamentare, dhe me të kompetencat për vëzhgimin e zbatimit i merren Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe i jepen Komisionit për Anti-korrupsion.

 Do të vendoset regjistër për lobistë, parashikohet që vetë regjistri të mos jetë vetëm listë e thjeshtë e lobistëve dhe organizatave për lobim por të jetë një bazë gjithëpërfshirëse e të dhënave dhe informatave për lobuesit dhe organizatave për lobim. Me këtë ligj, udhëheqja e regjistrit të lobuesve i cili më herët ishte në kompetencë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit do të transferohen te Komisioni për Anti Korrupsion- deklaroi Frosina Tasevska, Ministria e Drejtësisë.

 Nga Komisioni për Anti Korrupsion thonë se për fat të keq, lobimi te ne shihet në kontest negativ edhe pse ndihmon në parandalimin e çështjeve që çojnë në korruptim.

 Siç po vendoset lobimi në ligj, i legjitimon ata si të tillë, ndërsa në thelb do të thotë, kontakt i drejtpërdrejtë i lobistit të regjistruar, ose organizatës së regjistruar për lobim, me bartësit e pushtetit ligjvënës dhe bartësit e pushtetit në nivel lokal për miratimin e ligjeve, akteve nënligjore, krijimin e politikave- pohoi Sofka Pejovska Dojçevska, anëtare e Antikorrupsionit.

 Në Propozim ligjin e ri për Lobim, janë vendosur rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian dhe të grupit të katër dhe të pestë të GREKo-s. Në përpilim kanë marrë pjesë 17 organizata joqeveritare. Me këtë propozim Ligj, Lobuesit dhe Organizatat Lobuese do të jenë në kompetencë të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, i cili do të kontrollojë punën e tyre, sidomos në aspektin e konfliktit të interesave dhe korrupsionit.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button