Lija e majmunëve, OBSH shpall fundin e emergjencës globale

Lija e majmunëve, OBSH shpall fundin e emergjencës globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e emergjencës globale shëndetësore të shkaktuar nga lija e majmunëve.

Në tre muajt e fundit, vendet kanë raportuar gati 90 për qind më pak raste se në tremujorin e kaluar, tha të enjten drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus.

“Dje u mblodh komiteti i urgjencës dhe më rekomandoi që shpërthimi shumëpalësh i lisë nuk është më një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. E mora atë këshillë. Dhe kam kënaqësinë të them se lija e majmunwve nuk është më një emergjencë shëndetësore globale ”, tha kreu i Agjencisë.

OBSH lëshoi ​​deklaratën e emergjencës në korrik mes një rritjeje globale të rasteve. Më shumë se 87,000 raste dhe 140 vdekje ishin raportuar në 111 vende që nga janari 2022, sipas Agjencisë.

LEXO EDHE:

Back to top button