Likovë, mbi 200 nxënës pa kushte për mësim online

Në këtë klasë të gjimnazit “Ismet Jashari” të Komunës së Likovës po mbahet ora nga distanca në lëndën e matematikës. 28 nxënës duhej të ishin prezent në orë, mirëpo vetëm 10 prej tyre u kyqën në mësim. Të tjerët, për shkak të pamundësisë, mbetën jashtë platformës online. Mësuesit shqetësohen për fatin e nxënësve, madje thonë se kanë ngecur shumë mbrapa sepse jo të gjitha lëndët mund të ligjërohen përmes platformës online.

 “Këto lëndët shkencore që i ligjerojmë, shumë më mirë do të ishte që nxënësit të ishin këtu. Shumë më mirë do të ishte që gjysma të na ndiqte në klasë ndërsa gjysma tjetër online, pastaj të ndërroheshin. Kështu online kanë me ngec shumë nxënësit, kanë me pas probleme. Vitin e ardhshëm këto maturantë do të shkojnë në fakultet dhe menjëherë do të vërehet mungesa se nuk kanë arrit ti marrin mësimet si duhet- thotë Fidan Fazliu, mësues i matematikës.

Një shqetësim tjetër për nxënësit janë edhe orët e shkurtuara. Thonë se efektive mbeten vetëm 20 minuta.

 “Ne filluam me profesorët tanë ti mbajmë orët online. Besoj se te lëndët shkencore do të kemi më shumë problem. Kimia, fizika, matematika, këto do të jenë më problem”

Drejtori Isni Aliji tha se gjimnazi “Ismet Jashari” vazhdimisht do të kërkoj që mësimi në këtë shkollë të realizohet me prezencë fizike pasi edhe i plotëson kushtet.

 “Ne si shkollë i kemi bë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e mësimit online por kemi problene nga ana e nxënësve sepse kemi mbi 200 nxënës që janë raste sociale dhe nuk mund të sigurojnë teknologji informative. Çdo ditë ka prind që vijnë të shkolla ose më lajmërohen në telefon dhe kërkojnë sime zgjidh problemin. Ne si shkollë, si institucion nuk mundemi me ju ofru nxënësve asgjë- pohoi Isni Aliji, drejtor i gjimnazit “Ismet Jashari”

Për momentin, në gjimnazin “Ismet Jasahri” në Likovë figurojnë mbi 430 nxënës. Shkolla ka hapësirë që mësimi të zhvillohet në katër turne, nëse Ministria e Arsimit do të kishte lejuar që mësimi të kthehet me prani fizike. Siguron katër hyrje ndërsa ka në dispozicion edhe katër hyrje alternativë.

Melihate Rustemi                         

LEXO EDHE:

Back to top button