Lioni krijoi raste, Bajerni shënoi gola (video)


Bajern Munihu është finalisti i dytë në Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/2020. ‘Bavarezët’ në gjysmëfinale kanë mposhtur francezët e Lionit me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në ‘José Alvalade’ në Lisbonë të Portugalisë.

Lioni e nisi me ritëm të lartë ndeshje, duke pasur iniciativën, duke rrezikuar seriozisht portën e Bajern Munihut. Bavareztë me kalimin e minutave arriti të largonte presionin e Lionit, dhe në minutën e 18′, falë Serh Gnabryit, kaluan në epërsi 0-1. Ishte pikërisht Gnabri që shënoi edhe golin e dytë për Bajernin, në minutën e 33′.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe një gol. Ishte sulmuesi Robert Levandoëski që në minutën e 88′ shënoi për 3:0, për të vulosur rezultatin përfundimtar. Në finale e cila luhet ditën e diel, Bajern Munihu do të takohet me kampionët e Francës, PSZH-në.

 

LEXO EDHE:

Back to top button