Lipi zbulon favoritët për titull në Seria A

Marçelo Lipi, trajneri që shpalli Italinë kampione të Botës në vitin 2006 së fundmi ka folur për Serinë A. Lipi thekson se Interi dhe Milan janë kandidatë për titullin, megjithatë nuk mund të konsiderohet jashtë loje Juventusi.

“Interi është një kandidate për titullin, ashtu si edhe Milani, teksa kuqezinjtë nuk janë rastësisht aty në krye. Të gjithë ndeshjet janë të hapura dhe kështu do të jetë për shumë. Sipas meje tentohet të nënvlerësohet origjinaliteti i këtij sezoni. Në gusht, luhej ende për të mbyllur sezonin e kaluar dhe rinisja ka qenë e menjëhershme. Shumë futbollistë nuk kanë pushuar, nuk kanë bërë pushime. Dhe, gjëra të tilla paguhen. Ky kampionat është si një maratonë, e fiton ai që do të menaxhojë lodhjen.

Juventus? Nuk mund të shihet absolutisht jashtë garës, edhe për arsyet që thashë më sipër. Pastaj, sigurisht nëse luan si ndaj Fiorentinës nuk është kurrkund, por qëndroni të sigurt se performanca të tilla “Zonja” nuk i përsërit më”, u shpreh Lipi.

LEXO EDHE:

Back to top button