Liverpool dhe Arsenal të interesuar për Bissouma

“Topçinjtë” dhe “Të Kuqtë” janë duke e monitoruar yllin e Brighton.

Arsenal dhe Liverpool janë duke bërë gati oferta për mesfushorin e Brighton Yves Bissouma, raporton “talkSPORT”.

Lojtari i Kombëtares së Malit është duke tërhequr vëmendje nga shumë skuadra të Premier Ligës, dhe si duket mund t’i ofrohet një rrugëdalje nga “Amex Stadium” në vitin 2021.

Bissouma është paraqitur në nëntë ndeshje këtë edicion dhe ka arritur të regjistrojë vetëm një gol për skuadrën e Brighton në Premier Ligën angleze.

LEXO EDHE:

Back to top button