A do të merr pjesë artisti tetovar Vullnet Neziri në Festivalin e Këngës Magjike?

Së fundmi këngëtari nga Tetova Vullnet Neziri ka publikuar një fotografi në insta story ku njofton se do të sjellë së shpejti pesë këngët e tij origjinale.

Ajo që vërehej në fotografi ishte nëntitulli i njërës prej këngëve që njofton se ndoshta Vullnetin do ta shohim këtë vit në Këngën Magjike. Këngët, ashtu si ka njoftuar Vullneti do të jenë të prodhuara nga Rilind Alimani, i cili gjithashtu është një producent i ri në tregun tonë.

Ai deri sot ka realizuar shumë cover të këngëve të famshme të artistëve vendas dhe të huaj dhe është shumë i dashur sidomos për publikun në Maqedoni. Ajo çka e bën të veçantë Vullnetin është se ai ka studiuar instrumentin e oboas, pra është oboist, por përveç kësaj di t’i bjerë gati çdo instrumenti tjetër.

Para shtatë vitesh Vullneti mori pjesë edhe në “The Voice of Albania”. Për momentin ai është i punësuar në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button