Tjetër masakër në Niger, vriten mbi 100 persona

Të paktën 100 persona janë raportuar të vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur të shtunën në dy fshatra në Niger.

Një zyrtar vendas ka thënë se një numër i madh terroristësh, të cilët lëviznin me motoçikleta, kanë sulmuar fshatarët barbarisht.

Sulmi ndodhi në ditën kur u publikuan rezultatet paraprake të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Niger, të cilat i japin fitoren ish-ministrit të Jashtëm, Mohamed Bazoum.

Kohët e fundit, shumë sulme, të cilat janë marrë përsipër nga grupi terrorist i Boko Haram, kanë ndodhur në Nigeri, më i fundit ishte më 12 dhjetor kur u vranë 28 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button