Liverpull fiton me gabimet e mbrojtjes së Lajpcigut

Liverpulli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Lajpcigut në transfertë. Skuadra e Jurgen Klopit fitoi me rezultat 2-0, ndeshje që u zhvillua në stadium neutral në Budapest të Hungarisë. “The Reds” ishin më të mirë qysh nga minuta e parë, edhe pse në pjesën e parë s’ia dolën të realizojnë. Pas një gabimi trashanik të mesfushës së vendasve, ishte Mohamed Salah që zhbllokoi rezultatin (53′).

 

Kurse, pas pesë minutave, pasoi edhe një gabim tjetër të mbrojtjes së Lajpcigut , të cilën Sadio Mane e konvertoi në gol për 0– 2, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja. Në minutën e 72-të, në ndeshje u inkuadrua edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

LEXO EDHE:

Back to top button