Enca ka gati projektet e reja për këtë vit, publikoi demot e këngëve

Këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë. Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.

Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati.

Ajo i ka ndarë më herët dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre.

Kënga e parë titullohet “Zemër”, ndërsa demon e saj mund ta dëgjoni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Kënga e dytë e Encës titullohet “Noshta” dhe në fakt, do të jetë e para që do të publikohet për këtë vit.

Në një postim në Instagram, këngëtarja na ka treguar një pjesë të këtij projekti që po e presim me padurim.

“Noshta” soon ❗️ kush e pret 🥰 e fillojme 2021 🔥- shkruan ajo.

Në fakt, ajo na kishte premtuar hite të zjarrta dhe e ka mbajtur fjalën e saj!

Enca nuk ka ndarë ende asnjë detaj më tepër lidhur me datën e publikimit, megjithatë mbetet të presim!

LEXO EDHE:

Back to top button