PSZH me një këmbë në çerekfinale, shkatërron Barcelonën

PSZH ka befasuar të gjithë duke ‘deklasuar’ Barcelonën si mysafir në “Kamp Nou”. Gjiganti francez fitoi me rezultat bindës 1: 4.  Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi përmes Lionel Messi, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (27′). Por, “parisienët” u këndellen shpejtë duke barazuar shifrat përmes Mbappes (32′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

 

Në pjesën e dytë, PSZh ishte tjetër skuadër. Francezi shënoi prapë gol të bukur për të kaluar skuadrën e tij për herë të parë në epërsi (65′). Pas pesë minutave, Mois Kin pranoi një harkim të bukur nga Paredes dhe shënoi me kokë për të trefishuar rezultatin (70′). Pesë minuta para fundit, Mbape doli sërish në skenë duke kompletuar het-trikun personal dhe ‘pokerin’ e PSZH-së me një gol të bukur në këndin e portës (85′).

Me këtë fitore, PSZH tani është me një këmbë në raundin tjetër, duke marrë parasysh që ndeshja kthyese zhvillohet në “Parkun e Princave”.

LEXO EDHE:

Back to top button