Liverpulli “leksion” Totenhamit dhe Murinjos

Skuadra e Liverpullit ka triumfuar ndaj Totenhamit me rezultat 3-1 në sfidën e xhiros së 20-të të Premierligës. Vendasit dolën në avantazh përmes Son Heung Min, por qe goli u anulua nga VAR, pasi u cilësua si pozitë jashtë loje. Mysafirët në fund të pjesës së parë siguruan epërsi pasi që Firminjo shënoi gol me asist të Sadio Mane. Në fillim të pjesës së dytë, sërisht Mane ishte në rolin e asistuesit, ndërsa Alksandar Arnold ngriti epërsin në 2-0. dhe vetëm 2 minuta më vonë,

Pierre Hojbjerg zbuti epërsinë në 1-2. Mirëpo Liverpulli nuk u ndal këtu dhe në minutën e 56-të, Sallah shënoigol, por sistemi VAR e anuloi. Për ti dhënë goditjen përfundimtare, ishte lojtari më i mirë këtë ndeshje, Sadio Mane, i cili shënoi në minutën (65’). Tani, Liverpulli qëndron në pozitën e katërt me 37 pikë, ndërsa Totenham është në pozitën e gjashtë me 33 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button