E keni ditur se sa vjeç është Lyrical Son, këngëtari ka sot ditëlindjen

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur. Paralelisht me suksesin e famën, ai ka krijuar edhe familjen e tij dhe lë kokën për të bijat, të cilat i shohim shpesh në llogarinë e tij në Instagram.

Këto ditë, ai ka festuar thuajse njëra pas tjetrës ditëlindjet e dy vajzave të tij, Evës dhe Erikës, ndërsa radha i ka ardhur sot ditëlindjes së reperit. E dimë që jeni kuriozë për moshën e tij, ndaj po jua tregojmë. Lyrical Son ka lindur më 28 janar të vitit 1984 dhe sot ka mbushur 37 vjeç!

Një pjesë të mirë të viteve të tij, reperi ia ka dedikuar dhe vazhdon t’ia dedikojë muzikës, duke sjellë hite të panumërt me tekste kuptimplotë.

Së bashku me Mc Kreshën, ai krijoi grupin e famshëm “P.I.N.T” (Për Inat të Njoni Tjetrit), i cili është një ndër grupet më të pëlqyer e të suksesshëm muzikorë në Shqipëri e Kosovë. k

LEXO EDHE:

Back to top button