Liverpulli me përmbysje, verifikon biletën e finales

Liverpulli kthehet në finalen e Ligës së Kampionëve dhe tani do të provojë të arrijë 7 të tilla, pasi ka vendosur rekordin me 6 tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa i fundit në vitin 2019. Dy vjet pas asaj finale, skuadra e Klopit është sërish në finale dhe do të presë fituesin mes Real dhe Mançester Sitit.

Pas një pjese të parë të luajtur në ritme të çmendura, Viljareal është dorëzuar në pjesën e dytë përballë Liverpullit që ka dalë në lojën e tij dhe ka shtyrë fort duke përmbysur sfidën nga 2-0 në 2-3.

Skuadra e Jurgen Klopp u befasua në pjesën e parë dhe se priste që djemtë e Emerit e kishin përgatitur në sulm, aq sa pas 3 minutash “Të Kuqtë” e gjetën veten në disavantazh, pas golit të Dia.

Por, Viljareal do të gjente edhe golin e dytë me anë të Koshquelin me një aksion të bukur dhe duke shtangur ekipin anglez. Spanjollët e mbyllën pjesën e parë në sulm, të shtyrë edhe nga euforia e jashtëzakonshme e publikut që këndonte gjithë kohës.

Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 5 minutave, ëndrra e madhe e “nëndetëses së verdhë” do të merrte fund kur fillimisht Fabinjo dhe më pas Luis Diaz do të firmosnin dy golat e 2-2. Liverpulli bëhet padron i fushës dhe menaxhon me qetësi, ndërsa Viljareali nisi të dorëzohet. Aq sa portieri Rulli bën një gafë dhe i jep kohën Mane që ta driblojë dhe shënojë golin e 2-3.

Në fund, Kapoe do të marrë kartonin e kuq dhe do të vulosë këtë eliminim që gjithësesi mbetet me nder nga skuadra e Emerit, në letër shumë më pak e fortë se një skuadër e ndërtuar për triumfe dhe që po garon në 4 kompeticione si: Liga e Kampionëve, Premier Ligë, FA Cup dhe Liga Kupa.

LEXO EDHE:

Back to top button