SHBA tregon “muskujt”, shpërndan videon e anijes së goditur falë teknologjisë së re

SHBA tregon “muskujt”, shpërndan videon e anijes së goditur falë teknologjisë së re

Shtetet e Bashkuara tregojnë “muskujt”. Një video e forcave detare amerikane tregon një test të ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku një raketë e tipit GBU-31,  e hedhur nga një avion F-15E, goditi një anije  shënjestër duke e fundosur në pak sekonda, me një goditje të vetme.

Eksperimenti ushtarak cilësohet si një hap përpara për forcat amerikane, sepse mundëson falë goditjeve ajrore efekte që normalisht mund të arriheshin vetëm nga raketa të hedhura nga toka ose deti.

Në këtë mënyrë, jo vetëm shtohet fleksibiliteti i sulmeve, por ulen ndjeshëm kostot.

Kjo sepse fuqia dhe saktësia e goditjes nuk varet në këtë rast nga një version të kushtueshëm raketash, por nga raketa ekzistuese që janë modifikuar nga programi i quajtur Quicksink, që integron teknologji të ndryshme për të arritur efekte shkatërruese, veçanërisht për mjetet detare.

LEXO EDHE:

Back to top button