Protugjer: Mungon lidershipi në “fotografinë e madhe”

Ish gazetarja dhe këshilltarja aktuale për jetë dhe biznes, Ida Protugjer, në “200” në Alsat, tha se mosfunksionimi i sistemit dhe institucioneve vjen si pasojë e mungesës së lidershipit dhe analizës së fotografisë së madhe në çdo sektor.

“Kriza e udhëheqjes, mungesa e një pasqyre të madhe janë arsyeja e mosfunksionimit të institucioneve. Dhe mosfunksionimi i institucioneve i vendos qytetarët në gjendje mbijetese dhe vendos të gjitha burimet për t’u përballur me stresin ndërsa stresi afatgjatë reflekton keq në shëndetin mendor të qytetarëve dhe potenciali dhe burimet për krijim nuk mund të çlirohen. Si për ta personalisht ashtu edhe për komunitetin”, tha Protugjer. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button