Liverpulli mendon shitjen e Sallahut, kërkon yllin e juventusit

Skuadra e Liverpullit mendon të shesë Mohamed Sallahun dhe ta zëvendësoja atë me sulmuesin e Juventusit, Federico Kieza. Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, skuadra e Jurgen Klop ka luftuar për çdo lloj qëndrueshmërie këtë sezon dhe është në rrezik real për të humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mohamed Sallah, i cili ka qenë ka sejll fat dhe gola për Liverpulin gjatë viteve të fundit, ka parë gjithashtu që forma e tij të bjerë këtë sezon. “Mbreti” egjiptian ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 29 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Megjithatë, 30-vjeçari nuk ka qenë në maksimumin e tij të zakonshëm në Premier Ligë. Ish-lojtari i Romës ka shënuar vetëm shtatë gola në ligë këtë sezon deri më tani. Ai është në rrezik për të mos arritur shifrën e 20 golave në sezon që kur ka mbërritur në Liverpul.

“Calciomercato” pretendon se skuadra angleze është i shqetësuar për formën e Sallahut dhe mund të jetë i hapur për ta shitur atë dhe për ta zëvendësuar me yllin e Juventusit, Federiko Kieza. Juventusit i janë hequr 15 pikë për shkeljen e disa rregullave, gjë që mund t’i bëjë të humbasin disa nga lojtarët e tyre më të mirë. Kiesa është xhevahiri i kurorës së gjigantëve të Serie A dhe mund të largohet gjatë verës me Liverpoolin të interesuar për shërbimet e tij.

Sulmuesi italian sapo është rikuperuar nga një demtim tepër i gjatë që e mbajti atë jashtë për rreth 10 muaj. Para dëmtimit, sulmuesi i gjithanshëm gëzonte një formë fantastike si për Juventusin ashtu edhe për Italinë. 25-vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 69 ndeshje në total për Juventusitn deri më sot./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button