Mudryk, është lojtari më i shpejtë këtë sezon në Premier Ligë

" "

Mykhailo Mudryk ka thyer rekordin për lojtarin më të shpejtë këtë sezon të Premier Ligës edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje për 35 minuta. Transferimi i Mudryk nga Çellsi u përfolur shumë, pasi ishte blerja më e shtrenjtë e dimrit (70 milionë euro plus 30 milionë bonuse). Sulmuesi 22-vjeçar ukrainas pati një debutim të dukshëm në Ligën Premier në ndeshjen e tij të parë kundër Liverpullit.

sh-ylli i Shakhtar Donets u inkuadrua në fushë në minutën e 55-të në vend të Luis Hall dhe për ato pak minuta ai theu rekordin e shpejtësisë në Premier Ligën e Anglisë.

I pozicionuar në krahun e majtë, Mudryk fillimisht mundi Milnerin dhe më pas Trent Alexander-Arnoldin me shpejtësinë dhe cilësinë e tij. Në barazimin 0-0 ndaj Liverpoolit , ukrainasi i Bluve arriti shpejtësinë më të madhe në Premier Ligë, duke vrapuar me 36.63 kilometra në orë. Mudryk la pas Entoni Gordonin e Evertonit, i cili kishte arritur shpejtësi 36.61 km/h këtë sezon.

 

LEXO EDHE:

Back to top button