Liverpulli para Barcelonës në garën për yllin 21 vjeçar nga Ukraina

Skuadra e Liverpullit raportohet se janë lidhur me një transferim të mesfushorit 21-vjeçar Georgij Sudakov, i cili aktivizohet në radhët e Shakhtar Donetsk dhe i cili ka tërhequr edhe interesimin e Barcelonës. Një raportim nga mediumi spanjoll “Fichajes” ka pretenduar se Liverpulli  momentalisht është favoriti kryesor për nënshkrimin me Sudakovin, i cili është po ashtu edhe në radarin e Barcelonës.

Reprezentuesi ukrainas ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh në kontratën e tij dhe ai mund të jetë një përforcim kualitativ afatgjatë për ‘Të Kuqtë’. Liverpulli ka nevojë që të shtojë kreativitet dhe kontroll në mesfushë dhe Sudakov do të ishte një investim i mençur nga ana e tyre. Sidoqoftë, barrierë mbetet çmimi ‘astronomik’ i klauzolës së tij dhe një transferim mund të realizohet vetëm nëse Shakhtari ul kërkesat e tyre.

Barcelona në anën tjetër do të shpresojë se Sudakov në fund do t’i zgjedhë ata, ndonëse nga ana financiare blaugranasit nuk janë në gjendje të konkurrojnë me Liverpullin për shkak të vështirësive financiare që janë duke kaluar për momentin. Liverpulli tashmë ka përmirësuar dukshëm mesfushën e tyre në afatin kalimtar veror të vitit të kaluar, duke nënshkruar me Vataru Endo, Aleksis MekAlister, Rajan Gravenberh dhe Dominik Szoboszllai.

Një tjetër arsye pse Sudakov në fund mund të preferojë kalimin në Angli është për faktin se Liverpulli ka dëshmuar se janë të zotë për të shndërruar lojtarët e rinj në yje, dhe ata mund të ndihmojnë 21-vjeçarin të arrijë potencialin e tij të plotë

LEXO EDHE:

Back to top button