Arrestohet një person që transportonte emigrantë

Arrestohet një person që transportonte emigrantë

Policia arrestoi në orët e para të mëngjesit një shkupjan, 22-vjeçar i cili transportonte migrantë të paligjshëm me makinën e tij Pezho.

“Sot rreth orës 05:00 në mëngjes, në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë policia ka arrestuar 22-vjeçarin M.A. nga Shkupi, pasi i njëjti u kap duke transportuar 5 emigrantë nga Siria. M.A. nuk është ndalur në shenjë të dhënë nga punonjësit e policisë, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra automjeti është ndalur, dhe M.A. është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.A. do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button