Liverpulli regjistron Gapko-n, mësohet edhe ndeshja e debutimit

Liverpulli kompletoi përfundimisht transferimin e Kodi Gakpo, duke e regjistruar atë në Premier Ligë. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur klubi duke lëshuar një deklaratë zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se kur do të debutojë.

Kodi Gakpo i është bashkuar zyrtarisht Liverpullit pasi të martën përfunduan me sukses formalitetet për transferimin e tij nga PSV Aindhoven. 23-vjeçari tashmë është regjistruar zyrtarisht dhe mund të fillojë të punojë në klubin e tij të ri. Lojtari holandez tani mund të marrë pjesë në ndeshjen e së shtunës në FA Cup kundër Vulverheptonit, e cila do të luhet në “Anfield Roud”.

Më parë, supozohej se ai mund të luante kundër Brentford, por nuk ndodhi. Kujtojmë se Liverpulli do të përballet me Vulverhemptonin më 7 janar, ku mesa duket do të zhvillohet debutimi i Kodi Gapko-s.

LEXO EDHE:

Back to top button