Llukarevska: DAP me rritje të të hyrave në vitet e fundit

Të hyrat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) janë në rritje krahasuar me vitet e fundit, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, drejtoresha e DAP dhe nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Siç u shpreh ajo, plani është përmbushur për vitin 2020, i cili vlen për vitin e pandemisë.

“Kemi rritje të të ardhurave. Edhe në krahasim me 2021 edhe në krahasim me 2020 edhe në krahasim me 2019. Shumë do të thonë – pse e krahasoni veten me vitin 2020, sepse ishte viti i koronës, por edhe atëherë kishim gjendje të caktuara në buxhet. Sa i përket fitimit, TVSH-së dhe tatimit në të ardhura personale, kemi tejkalim të planit që është në kuadër të Drejtorisë, plus ajo që do të thotë përmbushja e buxhetit sipas kritereve”, tha Llukarevska.

LEXO EDHE:

Back to top button