LOE: Të hiqet TVSH-ja për pajisjet fotovoltaike

LOE: Të hiqet TVSH-ja për pajisjet fotovoltaike

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) kërkon heqjen e TVSH-së për pajisjet e nevojshme për instalimin e sistemeve fotovoltaike. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i LOE-së, Orce Simov në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç shtoi ai, njëra prej kërkesave i është drejtuar Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe ka të bëjë me thjeshtësimin e procedurave në drejtim të pakësimit të dokumentacionit të nevojshëm, shkruan Alsat.

“Të thjeshtësohen procedurat për fotovoltaikët, si për familjet ashtu edhe për kompanitë. Të hiqen dokumentet dhe procedurat e panevojshme, në mënyrë që të mund të zbatohet shpejt. Kërkojmë gjithashtu që të hiqet TVSH-ja për pajisjet e nevojshme për sistemet fotovoltaike”, tha Simov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button