Lojtari befasohet nga gazetari italian: As gruaja ime nuk e dinte për Trabzonsporin

Ditë më parë Shalke 04 zyrtarizoi qendërmbrojtësin japonez, Maja Joshida, si transferimin më të ri të skuadrës. Për këtë marrëveshje gazetari i famshëm, Fabrizio Romano, kishte raportuar një ditë më herët. Megjithatë ishte mjaft interesant replika që i ka bërë mbrojtësi japonez gazetarit italian në lidhje me interesimin që kishte pasur skuadra turke Trabzonspor për të.

”Ky djalë është i pabesueshëm… edhe gruaja ime nuk e dinte për Trabzonspor. Dihet që ajo nuk i kishte thënë. Lol,” ka shkruar japonezi në “Tuitter”.

 

 

Ky reagim i tij vjen pasi që më 4 qershor një ditë para se të zyrtarizohej si lojtar i skuadrës gjermane, gazetari Romano kishte shkruar në “Tuitter” se gjithçka ka përfunduar mes tij dhe Shalke 04, ndërsa Joshida ka refuzuar shumë oferta, përfshirë edhe të Trabzonsporit.

 

33-vjeçari së fundmi kishte qenë pjesë e Sampdorias, ku zhvilloi 26 ndeshjes në sezonin e kaluar në Serie A. Megjithatë në fund nuk vazhdoi kontratën me klubin italian dhe u largua si lojtar i lirë./gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button