Zija Merxhani, rikthehet te skuadra e Struga Trim Lum

Zija Merxhani rikthehet në një fushë të njohur dhe në sezonin e ri do të veshë fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum. Mbrojtësi i majtë nuk kishte mundësi për të vazhduar kontratën me skuadrën e Shkëndjës, andaj vendosi që të firmos për skuadrën strugane.

Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e Struga Trim Lum deri në vitin 2019, kur vendosi të kalonte te kampionët e atëhershëm në fuqi të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Struga Trim Lum ka angazhuar disa emra të njohur, ndërsa së shpejti duhet të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi edhe me një portier boshnjak.

LEXO EDHE:

Back to top button