Lokalet/ Krusheva në rreth të dytë – Hristovski kërkon edhe një mandat
Lokalet/ Krusheva në rreth të dytë – Hristovski kërkon edhe një mandat
Kandidati i LSDM-së për kryetar të Krushevës Tome Hristovski kërkon edhe një mandat. Në takim me banorët e Jakrenovës premton se do të zhvillojë çdo cep dhe çdo vendbanim të Krushevës duke filluar nga çështjet më elementare sikurse ujësjellësi, kanalizimi dhe rinovimi i shkollave. Hristovski në rreth të parë mori 2534 vota, respektivisht 48,45% të votave të përgjithshme.
“Por na pret edhe shumë punë dhe shumë përkushtim që të përfundojmë atë që kemi filluar ose atë që duhet bërë. Më së paku, në çdo vendbanim paralajmëroj së paku një projekt kapital, për problemet kryesore të bashkë qytetarëve tanë. Ato janë furnizimi me ujë, rikonstruimi i shkollave, ujësjellësi, kanalizimi, rrugë të qasshme dhe e gjithë kjo do të realizohet me ne. NE nuk shërbehemi me fjalë boshe por me projekte konkrete dhe me vepra konkrete, pikërisht këtu nga tereni. Për këtë dërgoj mesazh pikërisht këtu nga Jakrenova se ne jemi ai koalicion i cili ndërton dhe ndryshon. Me të vërtetë Krusheva ndërtohet dhe ndryshon çdo ditë. Kështu meritojnë krushevasit tanë dhe shteti jonë i Maqedonisë”, tha Tome Hristovski – Kandidat i LSDM-së për kryetar të Krushevës./ Alsat.mk








