LSDM akuzon Qeverinë: “Institucioni po shndërrohet në kompani tenderësh”

Gazetare: Fatlume Dervishi

Për kryeministrin Mickoski qeverisja e mirë nënkupton biznes, tenderë dhe keqpërdorime, akuzon LSDM-ja opozitare. Sipas tyre, kjo dëshmohet me emërimin e, sipas tyre, Dimitar Dimovskit në krye të përgjegjësisë për qeverisje të mirë. Emri i tij u publikua ditë më parë nga disa media.

“Së pari, Mickoski e emëroi pranë tij në Qeveri si Sekretare për Politika Publike, tani po e promovon. Gruan e tij, Efimija Dimovska, Mickoski e emëroi në Bankën e Zhvillimit, një institucion që vendos për linjat e kreditit, financimin dhe projektet energjetike, megjithëse ajo ka një kompani të lidhur me energjinë. Por, përveçse është partner biznesi i Mickoskit dhe pjesë e rrjetit të biznesit, Dimitar Dimovski është dënuar me kusht edhe në rastin “Toplik” për shitjen e tokës shtetërore në “Sunny City” në Sopisht. Ai ishte gjithashtu midis të pandehurve në rastin “Shkallët Spanjolle”, të lidhur me “Shkupi 2014”. – Jon Fërçkoski, LSDM.

Kryeministri Hristijan Mickoski hodhi poshtë akuzat e opozitës. Dimitar Dimovski nuk do të jetë sekretar i qeverisë i angazhuar për qeverisjen e mirë.

“E para, unë askund nuk e kam thënë kush do të jetë ai që do ta drejtojë qeverisjen e mirë. Thash si kemi sekretar që bën monitorimin e realizimit të programit të qeverisë, do të kemi edhe sekretar të angazhuar për qeverisjen e mirë. Kjo nuk do të thotë se do të jetë personi i njëjtë dhe nuk do të jetë personi i njëjtë. Nëse flisni për Dimitar Dimovskin, ashti si dhjetëra persona të qeverisjes së kaluar të VMRO-DPMNE-së që ishin pjesë e hajkës politike të qeverisë kriminale të drejtuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, që PSP E shfrytëzuan si mjet për ta shitur shtetin që për vete të sigurojnë privilegje dhe të vjedhin, unë nuk e kam në plan ta komentoj më shumë.” – Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Kryeministri Mickoski ditë më parë njoftoi se në kabinetin qeveritar nuk do të ketë më zv.kryeministër të angazhuar për qeverisje të mirë. Ai tha se këtë rol do ta marrë një nga sekretarët e kabinetit të tij. Megjithatë nuk bëri të ditur se kush do të ishte ai. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button