LSDM: Draft raporti është dëshmi se procesi i anëtarësimit në BE-së është stopuar

LSDM: Draft raporti është dëshmi se procesi i anëtarësimit në BE-së është stopuar

Lidhja Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të draft raportit për Maqedoninë e Veriut nga eurodeputeti Vajc. Opozita thekson se ky raport është dëshmi se vendi është i bllokuar, reforma nuk ka dhe se procesi i anëtarësimit në BE-së është stopuar. LSDM nënvizon se pushteti i udhëhequr nga VMRO po e çon vendin në izolim. ” Porosia e Brukselit është e qartë, zgjerimi mund të përshpejtohet, por vetëm nëse ka reforma të vërteta dhe sundim të së drejtës. Me Qeverinë e Mickoskit, Maqedonia sot nuk e ka as njërën as tjetrën,” theksojnë nga LSDM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button