LSDM: Iniciativa e Mickoskit për referendum është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe duhet refuzuar

LSDM: Iniciativa e Mickoskit për referendum është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe duhet refuzuar

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, tha se iniciativa e Mickoskit për referendum është në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë dhe duhet të refuzohet.

“Kushtetuta si akti më i lartë juridik është i qartë: Në nenin 118, përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Marrëveshja e fqinjësisë së mirë është një marrëveshje ndërkombëtare dhe sipas Kushtetutës, efekti juridik i saj nuk mund të ndryshohet.

Është e qartë se Mickoski qëllimisht e ka ideuar dhe paraqitur këtë iniciativë në mënyrë juridikisht të paqëndrueshme, në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Vetëm për të krijuar tensione, për të manipuluar popullin, të vetëdijshëm se nuk do të ketë sukses.

Iniciativa ishte edhe një mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në Pallatin e Bardhë dhe interesat e biznesit të një ekipi në mjedisin e tij”, tha Jovan Mitreski.

LEXO EDHE:

Back to top button