LSDM-ja dorëzoi në Qeveri dokumente për punën e Mexhitit
LSDM-ja dorëzoi në Qeveri dokumente për punën e Mexhitit

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) dorëzoi në Qeveri dokumentacionin, i cili sipas kësaj partie dëshmon keqpërdorimet dhe korrupsionin në Ministrinë e Ambientit Jetësor. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha se tashmë i mbetet kryeministrit Hristijan Mickoski të vërtetojë situatën.
“Sipas asaj që thuhet në këto dokumente, në Ministrinë e Mjedisit është vendosur një sistem nënshkrimi dhe vendosjeje në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative, gjë që ngre dyshime për korrupsion dhe ryshfet. Presim që Mickoski t’i lexojë, t’i shqyrtojë me kujdes dhe t’u përgjigjet të gjitha këtyre dyshimeve për keqpërdorime dhe korrupsion të mundshëm. Të shohim tani nëse kryeministri do të marrë ndonjë veprim me këto prova në dorë. A do t’u bëjë thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë, apo Mickoski do të vazhdojë ta mbrojë Izet Mexhitin”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat.mk