fbpx

LSDM-ja organizon zgjedhje për kryetar në prill

Lupço Nikollovski do të mbetet sekretar i përgjithshëm i LSDM-së edhe pse është zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Kreu i LSDM-së Zaev tha se mandati i Nikollovskit, njëjtë si ai i Zaevit përfundon në maj të 2021 kurse në prill LSDM-ja do të organizojë zgjedhje për kryetar të partisë.

“Në kongresin transparent që do ta kemi në fund të shtatorit ose fillim të tetorit statuti do të ndryshohet që të mundet sekretari i përgjithshëm të jetë pjesë e ekzekutivit. Ndryshimi i dytë do të jetë, LSDM-ja do të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta për zgjedhjen e kryetarit. Diku në prill të gjithë anëtarët e LSDM-së do të votojmë për zgjedhjen e kryetarit të partisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button