LSDM kërkon hetim në Maqedoni për kredinë 1 miliard euro të qeverisë së Mickoskit
“Institucionet gjyqësore maqedonase e kanë për detyrë të reagojnë menjëherë dhe të hapin hetim për këtë lëndë. Ata duhet të kërkojnë informacion nga organet kompetente hungareze lidhur me të gjitha rrethanat rreth këtyre kredive. Marrëveshjet, prejardhjen e parave, rrjedhën e parave. Gjithashtu ç’është shumë e rëndësishme ku përfunduan këto para. Cilat kompani përfituan para nga kjo kredi? Prokuroria maqedonase nuk mund të hesht. Prandaj sot kërkojmë të hap menjëherë lëndë për gjithçka që ka ndodhur me kredinë kineze, sepse çdo heshtje e mëtejshme po bëhet e dyshimtë”, deklaroi Andrej Zhernovski, LSDM./Alsat.mk.








